Nisma për shkarkimin e Abdixhikut: Të pakënaqurit e LDK-së dorëzojnë nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm - NACIONALE

Nisma për shkarkimin e Abdixhikut: Të pakënaqurit e LDK-së dorëzojnë nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm

57 minuta më parë

nga NACIONALE

Delegatët e LDK-së, të cilët janë të pakënaqur me udhëheqjen aktuale të partisë, sot kanë ndërmarr hapin e parë.

Ata sot kanë dorëzuar te Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së nënshkrimet e nevojshme për thirrjen Kuvendin të Jashtëzakonshëm të LDK-së, i cili ka për synim shkarkimin Lumir Abdixhikun nga posti i kryetarit.

Gazeta Nacionale ka siguruar pamje të këtij momenti.

Pas dorëzimit të nënshkrimeve, deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Armend Zemaj, ka thënë se numri i nënshkrimeve është në përputhje me statutin e LDK-së.

Unë e kam deklaruar numrin e nënshkrimeve dhe është sipas normale statutare të LDK-së”, ka thënë ai.

Kuvendi i LDK-së ka 355 delegatë, kurse mbledhjen e tij mund të thirren me 118 nënshkrime.

Pas deponimit të këtyre nënshkrime, sipas statutit të LDK-së, kryesia e partisë është e obliguar që ta thërres Kuvendit brenda 60 dite.

Pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, shumë zyrtarë të lartë të LDK-së dhe degë të kësaj partie kanë shprehur pakënaqësi me këtë rezultat. Ata kanë kërkuar përgjegjësi nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe shpalljen e zgjedhjeve të brendshme.

Megjithatë, Abdixhiku ka injoruar këto kërkesa.

Ai ka bërë me dije se nuk e ka ndërmend që të dorëhiqet.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, e cila është mbajtur javën e kaluar.

I pyetur për iniciativën e shkarkimit, ai tha se ende nuk është dorëzuar asnjë kërkesë zyrtare.

Sipas tij, zgjedhjet e rregullta për kryetarin janë parashikuar për vitin e ardhshëm, sipas Statutit.

"Ne kemi dalë prej një Kuvendi më 31 janar dhe një parti serioze matet me sa i përmbahet zotimeve të veta", ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë se nëse do të ketë deponim të nënshkrime, sipas statutit do të thërres mbledhjen e Kuvendit.

"Çfarëdo nënshkrimi që deponohet, unë menjëherë, me Statut, e thërras Kuvendin. Ne s'jemi as të përhershëm e as qëndrojmë me forcë”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme