Nis takimi Kurti - Borrell
Raportohet se ka nisur takimi bilateral mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryediplomatit evropian, Josep Borrell, siç raporton RTK.
Pas kësaj, Borrell pritet të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, pasuar me një takim trilateral nga ora 18:00.
Shefi i diplomacisë evropiane në një deklaratë para mediave, e bëri me dije se sot do të flasin për hapat e ardhshëm, dhe hapat konkret të implementimit.
“Implementimi” siç tha Borrell, do të jetë fjala kyçe e takimit të sotëm.
“Për këtë, do të diskutojmë hapat e ardhshëm. Është e qartë se çka është arritur, duhet të implementohet. Implementimi është fjala kyçe dhe sot do të flasim për hapa konkret të këtij implementimi, kalimit të krizave, dhe përkushtimit të plotë në procesin e normalizimit.” – tha Borrell.