Nis takimi i Osmanit me partitë politike për zgjedhjet, karriga e Albin Kurtit e zbrazët - NACIONALE

Nis takimi i Osmanit me partitë politike për zgjedhjet, karriga e Albin Kurtit e zbrazët

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ka nisur takimi i presidentes së vendit, Vjosa Osmani me përfaqësues nga partitë politike ku do të diskutohet rreth datës për zgjedhjet parlamentare.

Nga pamjet që i sjell fotoreporteri i Nacionales, Visar Kadrolli, shihet se Lumir Abdixhiku i LDK-së, Memli Krasniqi i PDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së janë të pranishëm.

Ndërkohë, pjesëmarrëse është edhe Mimoza Kusari – Lila, kryetare e “Alternativës”, njëherit shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo parti, sipas pamjeve duket se nuk ka dërguar përfaqësues në takim.

Në karrigën pranë Lumir Abdixhiku, duket se ishte paraparë të ulej kryeministri Albin Kurti, lider i VV-së.

Ndërkohë, VV-ja kishte thënë se “besojnë që në takim do të shkojë Glauk Konjufca”.

Lajme të ngjashme