Nis takimi i Kurtit me zyrtarin e lartë të DASh-it, Brendan Hanrahan - NACIONALE

Nis takimi i Kurtit me zyrtarin e lartë të DASh-it, Brendan Hanrahan

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Ka filluar takimi mes deputetit të Vetëvendosjes – i cili ushtron njëkohësisht edhe pozitën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe Zyrtarit të Lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan, raporton EO.

Takimi po zhvillohet në rezidencën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, ku e ngarkuara me punë në ambasadë, Anu Prattipati, ka organizuar një darkë pune.

Hanrahan po realizon vizitën e tij të parë në Kosovë.

“Këtë mbrëmje, e Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati pati kënaqësinë të mirëpriste Zyrtarin e Lartë, Brendan Hanrahan në vizitën e tij të parë në Kosovë.

Presim me padurim një fundjavë produktive me takime dhe vizita për të përforcuar prioritetet e SHBA-së për stabilitetin rajonal, sigurinë dhe prosperitetin ekonomik”, njoftoi Ambasada Amerikane në “X” pak minuta më parë.

Lajme të ngjashme