Nis samiti në Shkup: Mungon Vuçiqi
Ka nisur Samiti në Shkup, ku po marrin pjesë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ata të Bashkimit Evropian.
Kosova përfaqësohet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Kurse, aktualisht, nuk po merr pjesë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
omisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos ka folur në hapjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Ajo duke folur për hapjen e tre kapitujve të Shqipërisë me Bashkimin Evropian për gjashtë muaj ka falënderuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama për siç tha ajo ndikim në procesin e zgjerimit.
“Nëse vazhdojmë kështu do të mund t’i hapim gjithë kapitujt këtë vit dhe siç thashë dje mezi pres ta festoj hapjen e kapitujve të fundit”, tha Kos, njofton Klankosova.tv
Ajo mes tjerash foli edhe për rrugën evropiane të Kosovës.
“Zotëri Kurti, ju keni shpenzuar shumë energji në procesin e aderimit në BE”, deklaroi zyrtrja e lartë evropiane në samitin që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Agjenda: