Nis me vonesë ceremonia e parakalimit të FSK-së
Pas më shumë se një ore vonesë ka nisur ceremonia e parakalimit të FSK-së e policisë së Kosovës.
Ushtarët janë bërë gati qysh para orës 12:00. Të pozicionuar në vendet e tyre në sheshet e Prishtinës, disa brigada të FSK-së u lanë në pritje derisa Kuvendi i Kosovës ta përfundonte seancën solemne në nder të 15-vjetorit të Pavarësisë.
E më në fund, presidentja e vendit Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti si dhe pjesëtarët e tjerë të kabinetit qeveritarë mbrritën në ceremoninë zyrtarë të parakalimit të FSK-së e Policisë së Kosovës.


