Nis gjykimi ndaj Pjetër Shalës, Prokuroria e përmend edhe Sabit Gecin e Xhemshit Krasniqin
Ka nisur edhe zyrtarisht gjykimi ndaj Pjetër Shalës, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
U.D Porkurori i Specializuar, Alex Whiting, e ka prezantuar fjalën hyrëse duke thënë se Shala ishte pjesë e grupit të Sabit Gecit e Xhemshit Krasniqit.
Sipas Prokurorisë, Shala është i dyshuar për vrasjen e një personi.
“Ky grup kriminal përfshirë të akuzuarin ka vrarë njërin prej këtyre viktimave natën mes 4 apo 5 qershorit të 1999, apo afërsisht në atë kohë. Viktimat e kësaj çështje janë shënjestruar për shkak të afërsisë së perceptuar që kishin me serbët. Janë trajtuar si spiunë dhe bashkëpunëtorë që kanë merituar dënimin e poshtërimin. Janë ndaluar pa asnjë proces të ligjshëm”, tha Whiting.
Sipas Prokurorisë, këto veprime janë kryer në fabrikën e metalit në Kukës, ku Shala ka marrë pjesë në rrahjen e maltretimin e personave.