Nikçit dhe Shalakut u caktohet masa e arrestit shtëpiak - NACIONALE

Nikçit dhe Shalakut u caktohet masa e arrestit shtëpiak

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokrurorisë për paraburgimin e kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi dhe u.d të Menaxherit në njësinë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Naim Shalaku.

Zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi ka konfirmuar për Nacionalen se Nikçit dhe Shalakut u është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Ndryshe, Nikçi u arrestua të enjten ndërsa Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë me dije se ai dyshohet për tri vepra penale.

“Me Urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda, janë ndalur për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se, i dyshuari Hekuran Nikçi i ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së, Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës nga neni 218 të KPRK-së dhe Përdorimi i paautorizuar të pasurisë nga neni 420 të KPRK-së, ndërsa i dyshuari Naim Shalaku, për shkak të dyshimit të bazuar se i ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së dhe Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës në vazhdimësi nga neni 218 lidhur me nenin 77 të KPRK-së" - është thënë në njoftimin e Prokurorisë.

Më shumë detaje:

Lajme të ngjashme