Ngrohja e komisionerëve në qendrën alternative në Leposaviq - NACIONALE

Ngrohja e komisionerëve në qendrën alternative në Leposaviq

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në veri të Kosoëvs po vazhdon të mbahet procesi i votimit për apo kundër shkarkimit të kryetarve shqiptarë në katër komunat.

Mirëpo, ky procesi ka pasur edhe mangësi dhe nuk ka ofruar kushtet bazike në disa qendra të votimit.

Siç raporton Ekonomia Online, në fshatin Kushtovë të Komunës së Leposaviqit votimi po bëhet në një kontenjerë.

Për shkak të motit të ftoftë komisionerët janë detyruar që të ndezin zjarrin për tu ngrohur.

Albert Bekteshi kryekomisioner i kësaj qendre ka thënë se problemet me këtë qendër kanë filluar që nga hapja.

Problemet kanë filluar nga ora 07:00 kur u hapa edhe qendra, rryma elektrike mungonete për shkka i mungesës së rrymës elektrik edhe kamera nga KQZ-ja nuk mund të shtihej ne funskion. Rreth orës 7:30 kanë sjellur një gjenerator për ta funskionalizuar kamerën në nga KQZ, e funskionalizmuan dhe për një orë gjeneratori u fik. E lajmëruam KKZ-në në Leposaviq, ende nuk kemi përgjigje. I kemi lajmëruar të gjithë për kushtet, momentalisht nuk kemi përgjigje nga askush. Këto kushte na cenojnë neve së pari shëndetin. E shini që është i ftoft i madh dhe për më tutje KQZ vendos. Në këtë qendër kanë të drejtë 63 vetë për të kryer të drejtën e votës, deri tani janë zero vota”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme