Ngjashmëri e frikshme e fjalëve të Sveçlës për opozitën me kërcënimet e Iranit ndaj Izraelit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë një tubimi të Lëvizjes Vetëvendosje të hënën në Vushtrri, përdori gjuhë fyese ndaj opozitës. Një shprehje e përdorur nga ai është e njohur edhe jashtë Kosovës – si kërcënim.
“Më 9 shkurt, partitë e vjetruara, lidershipin e tyre duhet ta dërgojmë në pensionim të përhershëm. Disa bërlloka të partive të vjetra, thanë se Policia e Kosovës, po sillet si policia e Millosheviqit në veri, si policia e Millosheviqit e cila na ka vra një mijë e 300 fëmijë, gjithsej 13 mijë shqiptarë, na ka dhunuar 20 mijë gra dhe na ka djegë 120 mijë shtëpi. Unë kam një pyetje për ju, këta bërlloka, a do t’i hedhim në kantën e bërllokut të historisë të kombit tonë?” – e pyeti turmën ministri i Kurtit.
Shprehja “në bërllokun e historisë” është përdorur disa herë edhe nga zyrtarë të një shteti tjetër, si kërcënim ndaj një shteti që për të është armik.
Viteve të kaluara, kjo shprehje është e njohur si e përdorur nga zyrtarë të lartë politikë e ushtarakë të Iranit si kërcënim për zhdukjen e Izraelit.
Ishte viti 2011, kur Amir Ali-Hajizadeh, atëherë komandant i Departamentit të Aerohapësirës të Rojave Revolucionare të Iranit, njësi elite e ushtrisë iranie, e kishte kërcënuar Izraelin me zhdukje, duke e përdorur pikërisht shprehjen “në bërllokun e historisë”.
Në rast të një sulmi ndaj qendrave bërthamore të Iranit, “Irani do ta hidhte Izraelin në shportën e bërllokut të historisë”, kishte deklaruar gjenerali iranian, siç raporton gazeta “Haaretz”.
Kjo shprehje ishte përdorur edhe një dekadë më vonë, në vitin 2021, nga ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme të Iranit, Mohammad Javad Zarif, i cili i gëzohej mundësisë që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, të binte nga pushteti në Izrael, siç raporton gazeta "The Times of Israel".
“Netanyahu i është bashkuar udhëtimit të turpshëm të bashkëkonspiratorëve anti Iran – Boltonit, Trumpit dhe Pompeos – drejt shportës së mbeturinave të historisë” – shkruante kryediplomati i atëhershëm iranian në rrjetin X.
Netanyahu has joined the disgraceful journey of his anti-Iran co-conspirators—Bolton, Trump and Pompeo—into the dustbin of history.
— Javad Zarif (@JZarif) June 3, 2021
Iran continues to stand tall.
This destiny has been repeated over several millennia for all those wishing Iranians harm.
Time to change course.