Ngjarjet kryesore të ditës së sotme - NACIONALE

Ngjarjet kryesore të ditës së sotme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot shënohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Në shënim të kësaj dite, do të ketë shumë aktivitete në Kosovë.

NGJARJET:

10:00

Komuna e Prishtinës organizon hapjen e Qendrës “Klasat për nëna” dhe lansimin e programit “Kujdesi në Grup në 1000 ditët e para”. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Prishtinë)

10:00

Universiteti i Prishtinës organizon konferencën “Gratë – Paqja – Siguria”. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare)

10:00 -12:00

Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë” proteston me rastin e 8 Marsit – Ditës së Gruas. Marshi nis nga Pallati i Drejtësisë (ora 10:00) dhe pas grumbullimit në sheshin “Zahir Pajaziti” (ora 12:00) vazhdohet me trajektoren tradicionale deri te Qeveria e Kosovës. (Pallati i Drejtësisë/ Para Qeverisë)

11:00

Kuvendi i Komunës së Prishtinës mban seancë solemne për nder të Ditës së Gruas. (Salla e Kuvendit Komunal)

11:00

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, Te Qafa)

10:00

Komisioni për Legjislacion shqyrton ndryshimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive; Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim etj. (Kuvendi i Kosovës, N303)

10:00

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton planin e punës së komisionit për sesionin pranveror 2023. (Kuvendi i Kosovës, N302)

10:00

Komuna e Vushtrrisë për nderë të festave të marsit, organizon gara në shah për klasat e para deri të pestat. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”)

11:00

Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” hap ekspozitën “Kosova – më shumë se një rrëfim”, më rastin e përvjetorit të 15-të të Pavarësisë. (Holli i ekspozitave)

11:00 - 13:30

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan vazhdon aktivitetet për shënimin e 10-vjetorit të themelimit. Agjenda:

11:00 – Diskutim me temën “Roli dhe rëndësia e UKZ-së në shoqëri” (UKZ, salla A11)

12:00 – Garat e studentëve për projektin më të mirë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike (Salla A34)

13:30 – Koncert muzikor nga studentët e UKZ-së nën udhëheqjen e profesoreshës Drita Kryeziu (Salla A34)

12:00

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Ndërtesa e Kuvendit)

13:30

Komuna e Prishtinës organizon aktivitetin “Super Çikat” me rastin e Ditës së Gruas. Galeri me piktura të punuara nga nxënësit me moton “Super Çikat”; Pikë muzikore nga nxënësit e shkollës “Prenk Jakova”; Ese dhe poezi nga nxënësit; fjalë rasti nga kryetari Përparim Rama dhe panel diskutimi “ Çikat sfidojnë stigmat me zgjedhjet në karrierë”. (Kino “Armata”, Prishtinë)

14:00

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në bashkëpunim me STIKK, organizon takim me kompani të suksesshme të udhëhequra nga gratë në TIK. (Shtëpia e Evropës, rr. UÇK) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

14:00

Anëtaret e Bordit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, mbajnë konferencë për medie. (Holli i Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

17:30

Ambasada e Francës në Kosovë organizon një aktivitet me rastin e Ditës ndërkombëtare të Gruas. (Sheshi “Mehë Uka”, Mitrovicë)

18:00

Gratë dhe të Rinjtë e Vetëvendosjes ndezin 66 qirinjë në përkujtim të 66 grave e vajzave të vrara nga femicidi që nga paslufta. (Para Teatrit Kombëtar)

Lajme të ngjashme