Ngjarjet kryesore për sot
Ngjarjet e ditës: 1 mars 2023
08:45
Me rastin e 1 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, përfaqësues të Handikos-it takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. (Zyra e Kryeministrit)
09:00
PAWS International dhe Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve do të organizojnë punëtorinë institucionale për menaxhimin efektiv dhe human të popullsisë së qenve dhe reduktimin e numrit të tyre në rrugë nga perspektiva e nivelit qendror dhe komunal. (Pylli i Arinjve, afër Badocit)
10:00
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, pret ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)
10:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare në Kosovë etj. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)
11:00
Profesori i Biologjisë (FSHMN), Halil Ibrahimi, prezanton llojin e ri të insektit të zbuluar në Bjeshkët e Sharrit, të quajtur “Potamophylax humoinsapiens”. Me këtë rast, ai do të mbajë një ligjëratë. (Salla e Senatit, Rektorati i UP-së)
11:00
OJQ Aktiv organizon një diskutim për bashkëpunimin ndërkufitar kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe rëndësinë e komunikimit. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
12:00
Përfaqesues të Handikos-it takohen me kryeparlamentarin Glauk Konjufca. (Zyra e Kryeparlamentarit)
- 13:30
Përfaqesues të Handikos-it takohen me drejtorë komunalë. (Komuna e Prishtinës)
14:00
Përurohen zyrat e shoqatës “Handikos” në Han të Elezit. Marrin pjesë Mathew Cullinane nga USAID-i dhe drejtoresha e organizatës “Komunitetet Globale”, Carrie Hessler Radelet. (Shtëpia e Kulturës në Hanin e Elezit)