Ngjarjet e paralajmëruara për sot - NACIONALE

Ngjarjet e paralajmëruara për sot

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ngjarjet e datës 24 shkurt 2023.

Komisioni Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar takohet me përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë lidhur me progresin në hartimin e Projektligjit. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Prishtinës mban Seancë Solemne në mbështetje të popullit ukrainas, në shenjë solidarizimi dhe thirrjeje për paqe. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, Prishtinë, ora 10:15)

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Qemail Minxhozi, viziton Aleancën Kosovare të Bizneseve – AKB. (Zyrat e AKB-së, ora 10:45)

Zv.kryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2023. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angılı. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 11:00)

Pas seancës solemne të Kuvendit Komunal të Prishtinës në shenjë solidarizimi me popullin ukrainas, së bashku me një grup fëmijësh do të lëshohen në qiell pëllumba të bardhë për të dhënë mesazhin për paqe. (Para ndërtesës së Komunës, ora 11:45)

Hapet Qendra “Klasat për Nëna” në Viti, që do të ofrojë shërbime edukative shëndetësore për vajzat, gratë si dhe partnerët e tyre – si pjesë e programeve edukative për shëndetin e nënës dhe fëmijës në Kosovë. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Viti, ora 12:00)

Prokuroria Themelore në Pejë organizon konferencë për medie me rastin e ngritjes se aktakuzës ndaj dhjetëra zyrtarëve komunalë të dyshuar për kryerjen e mbi 20 veprave penale nga kapitulli kundër korrupsionit. (Objekti i Prokurorisë Themelore, Pejë, ora 12:15)

Në njëvjetorin e invazionit rus në Ukrainë, organizohet ceremoni e pritjes dhe dorëzimit të letrave të falënderimit për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë. Fjalë rasti do të mbajnë presidnetja Vjosa Osmani; Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit; Albin Kurti, kryeministër dhe Luidmyla Makei, përfaqësuese e gazetarëve ukrainas në Kosovë. (Holli i Kuvendit, ora 13:15)

Gazetarët ukrainas që janë strehuar në Kosovë, do të mbajnë një aksion në njëvjetorin e pushtimit rus të Ukrainës. (Marshi nis nga sheshi Gjergj Kastrioti Skëndërbeu deri tek sheshi Zahir Pajaziti, ora 18:00)

BE-ja në Kosovë dhe Ambasada Gjermane shënojnë një vjetorin e fillimit të pushtimit të paprovokuar, të pajustifikuar dhe në shkallë të plotë të Ukrainës, me shfaqjen e filmit ukrainas të vitit 2022 “Shtëpia e ndërtuar nga copëzat” që flet për fëmijët e prekur nga agresioni. (Kino Armata, ora 19:00)

Lajme të ngjashme