Ngjarjet e javës: Vizita e Stoltenberg në Kosovë, zjarri në IML e rroga e Gani Jakupit - NACIONALE

Ngjarjet e javës: Vizita e Stoltenberg në Kosovë, zjarri në IML e rroga e Gani Jakupit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Vizita e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Kosovë, ishte ngjarja kryesore e javës që po e lëmë pas. Përveç kësaj vizite, në vend ndodhën edhe ngjarje të tjera, por ndër më të rëndësishmet janë djegia e Institutit të Mjekësisë Ligjore, grabitja në Suharekë dhe rroga e Gani Jakupit.

Stoltenberg në Kosovë

Të hënë në Kosovë për vizitë ishte i pari i NATO-së, Jens Stoltenberg.

Ai u prit nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Stoltenberg ka thënë se çdo vendosje e FSK-së në veri të vendit, duhet të koordinohet me NATO-n.

Për çdo aksion të Policës së Kosovës në ato zona, duhet të jemi të informuar në mënyrë që mos rrezikohet paqja dhe siguria.”

Tutje ai ka thënë se e mirëpret themelimin e Asociacionit.

E mirëpres propozimin e fundit për themelimin e Asociacionit; do të ishte hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve” - ka thënë shefi i NATO-s.

Në anën tjetër, Kurti ka kërkuar “bashkëpunim të ngushtë me NATO-n për paqe dhe siguri”.

Ndër të tjera, Kurti i ka shprehur shqetësimin e tij për “praninë e 48 bazave të përparme operacione serbe përreth kufirit me Kosovën dhe sistemin kundër-ajror në afërsi të këtij kufiri.”

Stoltenberg pas vizitës në Kosovës ishte për vizitë në Serbi dhe në shtetet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Djegia në IML

Gjatë javës që po e lëmë pas, dy zyre në objektin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë u dogjën nga zjarri.

Sipas informatave të deri tanishme, zjarri u shkaktua nga elektriciteti.

Megjithatë, ky rast nuk kaloi pa u komentuar, ku zyrtarë të opozitës akuzuan pushtetin.

Ndërkohë në media u raportuar se si pasojë e zjarrit janë djegur edhe mustaqet e Adem Jasharit e gishti i Isa Boletinit.

E për këto, minsitrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pati një koment.

Ato nuk kanë qenë pronë e IML-së, sepse IML nuk ka të drejtë që të mbajë gjëra të tilla. Siç na është thënë në vitin 2000, familjet Boletini dhe Jashari ja kanë dhënë njërit prej ekspertëve të mjekësisë ligjore, po ta dija unë, ato do të duhej t’i mbante shteti, unë nuk kam pasë informacione që kanë qenë në njërën prej zyreve të ekspertëve aty.” – ka thënë ajo.

Kjo është hera e dytë që IML-ja kaplohet nga zjarri brenda një viti.

Grabitja në Suharekë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Suharekës. Nga një grabitje e armatosur, një polic është plagosur me armë zjarri ndërsa një tjetër është lënduar gjatë aksionit. Ndërkohë, dy nga katër të dyshuarit janë arrestuar.

Prokurororja e Prokurorisë së Prizrenit, Ervehe Gashi ka konfirmuar arrestimin e të dyshuarve.

"Janë arrestuar dy personat të cilët dyshohen për lidhje me grabitjen në komunën e Suharekës. Të njëjtit janë duke u intervistuar. Më pas do të shohim se si do të veprohet tutje.” – ka thënë ajo.

Gjithashtu, Policia e Kosovës konfirmoi se ka gjetur në një veturë në fshatin Jezerc, e cila dyshohet se është përdorur për grabitjen e armatosur në Suharekë.

Një ndër ngjarjet tjera ishte edhe paga e konsulentit të ambasadorit të Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, Gani Jakupi.

Jakupi paguhet 7 mijë e 500 euro. Këtë pagë e ka mbrojtur ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Lajme të ngjashme