Ngërçi politik, Rashiti: Liderët duhet të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje të përkohshme
Drejtor Ekzekutiv i Grupit për Ballkan, Naim Rashiti, ka komentuar letrën e Albin Kurtit për Lumir Abdixhikun dhe përgjigjen e këtij të fundit.
Ai ka mirëpritur këto letra, duke thënë se këto tregojnë se liderët politikë janë në kërkim të zgjidhjes.
Në një intervistë për Tëvë1, ai ka deklaruar se të gjitha partitë duhet evulojnë në qëndrimet e tyre.
“Duhet ta mirëpresim iniciativën nga LVV edhe përgjigjen nga LDK-ja. Kemi hyrë në kërkim të zgjidhjes, sepse ishim në një “status quo” deri të hënën me qëndrime të ngurta të gjitha subjekteve. Besoj që edhe subjektet tjera do të evoluojnë me zgjidhje, besoj se edhe LVV shpejtë duhet të evoluojë me opsione të ndryshme”, ka thënë Rashitit.
Sipas tij, të gjithë e kanë të qartë se qeveria e re është afatshkurtër.
“Të gjithë e kanë logjikën e njëjtë se kjo qeveri do të jetë afatshkurtër, do duhej nj koalicion i madh për të sigluara qeveria mbetej përtej marsit të vitit të ardhshëm. Jam i bindur se edhe zgjedhja e presidentit ka ndikuar në kalkulimet e LDK-së. Meqë situata është kështu, atëherë liderët duhet të ulen të gjejnë një zgjidhje të përkohshme”, është shprehur ai.