Ngërç: Pushteti i do marrëveshjet ndërkombëtare, opozita Komisionet Hetimore - NACIONALE

Ngërç: Pushteti i do marrëveshjet ndërkombëtare, opozita Komisionet Hetimore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pushteti dhe opozita po funksionojnë me kushte në Kuvendin e Kosovës. Kjo vërehet me mosvotimin e Komisioneve hetimore parlamentare që janë iniciativë e opozitës. Pozita iu kërkon votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare si ‘kundërvlerë’.

LVV thanë: ''Në zgjedhje shkojmë, me u hetu s'pranojmë''.

Kështu shkruan deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, pasi dje nuk u arrit votimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për kontratat njëburimore.

Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha sot se ‘opozita duhet të ketë qartësi’ se a po do Komisione hetimore parlamentare, votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare apo zgjedhje.

“Përderisa po diskutojmë agjendën e seancave plenare, opozita në vazhdimësi kërkon zgjedhje, partia më e madhe opozitare në Kuvend e ka kërku edhe datën që është 9 qershori.

A është tash kërkesa me themelu Komisione që kanë mandate për gjashtë muaj, apo është kërkesa për me shku në zgjedhje.

Në këtë situatë do duhej të ekzistonte një sinqeritet politik që nuk po e shohim

Kemi tentu në disa mbledhje të kryesisë radhazi, kam bisedu individualisht me grupet tjera të opozitës duke iu kërku votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Nuk e di se si mund të vazhdojmë që të diskutojmë Komisionet hetimore, derisa ata pas cdo takimi apo séance plenare, të kërkojnë zgjedhje.

Pra duhet të ketë qartësi”, tha ajo, shkruan Nacionale.

Konjufca kundër VV-së për ‘obstruksionin’ rreth Komisioneve Hetimore

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, thotë se është kundër veprimeve të VV-së që po ia pamundëson opozitës themelimin e Komisioneve hetimore.

“Po besoj që ju e dini qëndrimin tim, si kryetar i Kuvendit jam që të mos bëhet asnjë pengesë në themelimin e Komisioneve hetimore parlamentare, cilat do qofshin ato.

Ky është instrumenti i vetëm që e ka opozita në Kuvend.

Betejat gjithmonë brenda Komisioneve bëhen, pasi të themelohen ato dhe të mos vendosen kështu kushtëzime që të pamundësohen ato.

Unë si krytar i Kuvendit shpreh qëndrimin tim që Komisionet parlamentare nuk duhet të pengohen sepse nëse kjo bëhet precedent, mund të dëmtohet parlamentarizmi në shtetin tonë.

Sa i përket moszgjatjes së mandatit kjo ishte interpretimi i Zyrës Ligjore brenda vendit sepse po thonë se Komisioni ka vetëm gjashtë muaj mandat, por mendoj se nëse do të kishte vullnet politik do t’i shtoheshin edhe tre muaj Komisionit parlamentar.

Pse këtë e bllokon Grupi Parlmanetar i Vetëvendosjes, mund t’i pyesni ata, por po e jap qëndrimin si kryetar i Kuvendit.”, tha Konjufca.

Lajme të ngjashme