Neurokirurgu kosovar: Nuk kemi sistem por sektor shëndetësor - NACIONALE

Neurokirurgu kosovar: Nuk kemi sistem por sektor shëndetësor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Për gjendjen në sektorin e shëndetësisë ka komentuar neurokirurgu kosovar Talat Gjinolli. Doktori në fakt nuk e ka quajtur sistem por sektor, sistemin e shëndetësisë kosovare.

Ai ka thënë se për një sistem funksional shëndetësor së pari duhet të përcaktohet modeli qeverisës.

“Ne kemi SEKTOR por jo SISTEM shëndetësor. Fillimi i mbarë për krijimin e sistemit ,do të ishte pranimi se nuk kemi SISTEM”, ka shkruar Gjinolli.

Tutje ai është shprehur se sa i përket sistemeve shëndetësore, me Kosovën më i përafërti është ai gjerman.

“Sipas eksperiencës sime të gjertanishme dhe njohurive modeste sa i përket sistemeve shëndetësore, me i afërti për Kosovën, është modeli gjerman. Nje shtet i cili i pari ka aplikuar sigurimet sociale dhe shëndetësore, me 200 vjet përvojë në shëndetësinë private ( komplementare me atë publike) dhe një ndër sistemet shëndetësore më efikase në botë”, ka shkruar tutje neurokirurgu kosovar.

Lajme të ngjashme