Nesër seancë e jashtëzakonshme për ushqimin e FSK-së, Tahiri i AAK-së jep detaje - NACIONALE

Nesër seancë e jashtëzakonshme për ushqimin e FSK-së, Tahiri i AAK-së jep detaje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Seancë të jashtëzakonshme për çështjen e ushqimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës mbahet nesër në Parlamentin e Kosovës pas mbledhjes së 43 nënshkrimeve nga opozita.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri njoftoi edhe për propozim-Rezolutën që do të vendoset në votim.

Postimi i plotë.

Nesër, në ora 12:00, me kërkesë të Grupit Parlamentar të AAK-së, të mbeshtetur nga 43 deputetë nënshkrues, do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për problemin e furnizmit me ushqim për Ushtrinë e Kosovës.

Propozim Rezoluta është e thjeshtë:

"Kuvendi i Republikës së Kosovës e obligon Qeverinë, Ministrinë e Mbrojtjes, që me urgjencë ta zgjidhë çështjen e furnizimit me ushqim si dhe me të gjitha pajisjet tjera të nevojshme".

Nesër Kuvendi do të obligojë Qeverinë të zgjidh këtë çështje.

Për sqarim: ky draft i Rezolutës mund të plotësohet nga deputetët në seancë.

Lajme të ngjashme