Nesër pritet të përfundojë numërimi i votave - NACIONALE

Nesër pritet të përfundojë numërimi i votave

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pret që të mërkurën të përfundojë numërimi i votave nga zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit.

Në një prononcim për media, nga QNR ai ka thënë se sot pritet të përfundojë numërimi i votave me postë, dhe të fillojë i atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

“Në QNR është në përfundim e sipër procesi i numërimit nga votimi jashtë vendit, respektivisht votimi përmes postës. Pra gjatë ditës së sotme do të përmbyllim procesin e numërimit të votave nga votimi jashtë Kosovës dhe gjithashtu në QNR ka filluar procesi i numërimit të votave me kusht dhe pastaj edhe votave të personave me nevoja të veçanta. Ky proces do të bëhet sot dhe presim të përfundojë nesër- ka thënë ai.

“Sot pritet të përfundojë procesi i votave me postë. Pastaj sot ka nisur edhe procesi i votave me kusht, e pastaj do të nis numërimi i votave të personave me nevojave të veçanta” - shtoi Elezi, sipas “EO”.

Theksojmë se KQZ po vijon me numërimin e votave të diasporës me postë.

Befasia e këtyre votave, Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur në 30 për qind. Kurse, Vetëvendosje nga mbi 52 për qind sa ishte, ka rënë në 51.50 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 9.52 për qind të votave.

Lajme të ngjashme