Nesër nga ora 15:00 protestohet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike - NACIONALE

Nesër nga ora 15:00 protestohet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Të shtunën nga ora 15:00, grupi “Asnjë cent ma shumë” ka thirrur protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Portesta pritet të fillojë në sheshin “Skënderbeu”. Në njoftimin e tyre, ata kanë treguar arsyet e protestës.

“PSE PROTESTOJMË? Kundër rritjes së tarifave me 15%! Kundër varfërisë energjetike! Për zë qytetar dhe transparencë! Për tarifa të drejta dhe jetë me dinjitet!” - është thënë në njoftimin e tyre.

Nga kjo iniciativë kanë thënë se rritja nuk është barrë vetëm për qytetarët, por edhe për bizneset.

Prandaj, bizneseve u është bërë thirrje që t’i mbyllin lokalet gjatë kohës së protestës.

“Kjo rritje nuk është vetëm barrë për qytetarët – ajo prek drejtpërdrejt çdo biznes, duke rritur koston e operimit, duke detyruar rritjen e çmimeve dhe duke vënë në rrezik vetë qëndrueshmërinë e aktiviteteve ekonomike.

Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjitha bizneseve që të shtunën, në shenjë solidarizimi, të mbyllin për një orë lokalet e tyre – nga ora 15:00 deri në 16:00” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme