Nëpër rrugët e fshatit Banjskë shihet shumë gëzhoja të plumbave - NACIONALE

Nëpër rrugët e fshatit Banjskë shihet shumë gëzhoja të plumbave

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas hapjes se rrugës për në fshatin Banjskë të Zveçanit, gazetarët janë futur në brendi të fshatit dhe afër manastirit, ku dyshohen se u strehuan pjesëtarët e grupit terrorist, që udhëhiqeshin nga Milan Radojiçiqi.

Gazetarja e Nacionales, Gentijana Hasani, e cila po qëndron atje, ka treguar se nëpër rrugë të fshatit shihen shumë gëzhoja të plumbave që janë shkrepur.

Këto pamje tregojnë për të shtënat që kanë ndodhur brenda fshatit.

Pamjet që janë publikuar nga droni tregojnë për luftimin që është zhvilluar aty në mes të grupit terrorist dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme