Nënshtrimi i deputetëve të VV-së ndaj “komisares”: Ç'thonë mesazhet e kapura mes Mihalit e Matoshit? - NACIONALE

Nënshtrimi i deputetëve të VV-së ndaj “komisares”: Ç'thonë mesazhet e kapura mes Mihalit e Matoshit?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komunikimi i djeshëm në mes të deputetes së VV-së, Adriana Matoshi me koordinatores komiteteve në VV, Dejona Mihali, ka treguar ndikimin e madh që kjo e fundit ka te deputetët e partisë në pushtet.

Pretendimet e shumta se “komisarja” e VV-së qëndron prapa qëndrimeve të deputetëve të partisë së Kurtit janë konfirmuar dje, në Kuvendin e Kosovës, në seancën ku po flitej për gjendjen në shëndetësi.

Mesazhet e kapura nga gazeta Nacionalin flasin për udhëzimet që deputetja Matoshi merr nga Mihali për të sulmuar në rrjete sociale gazetarin Ilir Mirena.

Madje, koordinatorja i tregon përfaqësueses së populli edhe kohen se kur duhet ta bëj postimin kundër gazetarit.

Publikimi i këtyre mesazhe ka nxitur reagime të shumta në vend.

Analistët dhe gazetarët kanë bërë me dije se kjo tregon se në këtë mënyrë janë realizuar edhe linçimet tjera ndaj gazetarëve.

Analisti Imer Mushkolaj ka vlerësuar se komunikimi në mes të dy zyrtareve të VV-së është shqetësues.

Kjo është një tregues i qartë se qysh funksionojnë brenda VV-së deputet karshi zonjës Milahi. Këtu nuk po bëhet fjalë për një politikë të përbashkët që deputet duhet me e pasë të njëjtë ose të ngjashme për një çështje të caktuar. Po të ishte kështu do ta mirëkuptoja. Këtu bëhet fjalë, sipas meje, për sulm të orkestruar”, ka thënë Mushkolaj në emisionin “Debat Plus”, duke shtuar se kjo tregon shumë për sulmet që më herët janë bërë ndaj mediave nga VV-ja.

Dhe mu nuk ma heq askush nga mendja se të gjitha sulmet tjera që janë ba prej deputetëve nëpër rrjete sociale kundër mediave dhe gazetarëve ka mundur të burojnë prej të njëjtës adresë. Kjo është shumë shqetësuese”, ka thënë Mushkolaj.

Visar Ymeri, analisti tjetër i emisionit “Debat Plus”, i cili dikur ka qenë kryetar i VV-së, e ka pranuar se kështu është vepruar zakonisht në VV.

Pajtohem me Ymerin me këtë koordinimin e sulmeve. Sepse kjo mua nuk me doket e çuditshme, sepse e di që është ashtu”, është shprehur ai.

Ai ka thënë se kjo tendencë ka për qëllim ta mbys debatin publik.

Nëse ta bën dikush një kritik politike, e cila mundet mos me të pëlqyer, reagimi i parë që ti e bën e kthen në ad hominem: a e di kush je? A po merresh një herë me çka thash, qajo kritika që ta kom ba a ka ndonjë përmbajtje aty dhe a ka ndonjë të vërtetë aty? Kjo u bë goxha e zakonshme dhe mendoj se kjo ka tendencë me e mbyt debatin. Domethënë ne nuk mundemi sot me fol për politika dhe kritika politike sepse secili debat që në rastin e parë përfundon në ‘a e din kush je?’”, ka thënë Ymeri.

Çka thuhet në mesazhet e kapura nga Nacionale?

Gazeta Nacionale dje ka siguruar një komunikim të deputetes Adriana Matoshi me Dejona Mihalin, i cili ka ndodhur gjatë seancës parlamentare. Në mesazhe, Mihali ia përgatit deputetes disa fjali për ta sulmuar një analist kosovar që ishte tallur me të.

Ish-Zv. ministri i PDK-së, njohësi i thellë i fushës së shpronësimeve në Hade, tash pronar portali “Periskopi”, ka kohë që në mënyrën më të ultë merret me mua. E kuptoj që është në opozitë dhe fondet nuk i ka më siç i kishte, por e inkurajoj për durim e vetëpërmbajtje. I bën mirë edhe për shëndetin.”, thuhet në mesazhit e Mihalit për deputeten Matoshi.

Më pas, Mihali e udhëzon deputeten Matoshi edhe se kur ta publikojë shkrimin kundër analistit.

A ta qes post në Facebook?” – e pyet Matoshi.

Më vonë” – ia kthen Dejona.

Pra, Dejona Mihali nga Shqipëria i shkruan ‘goditjen që një deputete e Kuvendit i bën një analisti kosovar. Dhe madje edhe i tregon se kur ta postojë.

Fillimisht, duhet përmendur që deputetja Matoshi, përveç komunikimit me Mihalin, i është ankuar edhe zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka për gazetarin Mirena duke i thënë se “po merret me të".

Pastaj, duket se futet në lojë ‘artileria e rëndë’, Dejona Mihali.

Lajme të ngjashme