Nënkryetari i Ferizajt: Çështjet e tatimit në prona, Ministria e Financave, e ka trajtuar me inat - NACIONALE

Nënkryetari i Ferizajt: Çështjet e tatimit në prona, Ministria e Financave, e ka trajtuar me inat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Për çështjen e tatimit në pronë ka folur edhe nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu.

Aliu ka deklaruar se ministri i Financave, Hekuran Murati, ka shkaktuar hamendësim rreth propozimit për faljen e nga 100 euro për qytetarë të tatimit në pronë.

“Tatimi në pronë është i pafalshëm. Nuk ka të drejtë as ministria, as komunat që ta falin nëse nuk ka ligj mbi faljet”, është shprehur Aliu në emisionin Portofol në KlanKosova.FM.

“Falja është kërkesë e paligjshme”, ka vazhduar ai.

E të premtën kuvendi Komunal i Ferizajt ka diskutuar për këtë punë.

Prej atje cilësojnë se kërkesa është që llogaritja e tatimit në pronë të bëhet sipas llogaritjeve të viteve të kaluara.

Aliu ka thënë se çështjet e tatimit në prona, Ministria e Financave, e ka trajtuar me inat.

Lajme të ngjashme