Nenad Rashiq: Lista Serbe e ka humbur ndikimin në veri
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka deklaruar se Lista Serbe ka humbur ndikimin e tyre në pjesën veriore të Kosovës.
Sipas Rashiq ky subjekt politik ka kërcënuar qytetarët për interesa të tyre.
“Ka një rënie të ndikimit siç keni thënë, por më duhet të tregoi se, ne si institucionet të Kosovës duhet të bëjmë shumë më shumë se sa që e bëjmë në këtë moment. Atje ka një grupacion që kërcënon të gjithë atyre të cilët dëshirojnë me marrë pjesë në përmbajtje të komunave me kryetarë shqiptar. Unë sot e kam dërguar një propozim për emërim të mundshëm për një zëvendës kryetar në njërën nga komunat.” - tha Rashiq për Tëvë1.
Ndër të tjera, Rashiq ka akuzuar edhe qeveritë e kaluara për mospërfshirje në katër komunat veriore.
“Në veçanti, aty është një element i cili ka penguar më së shumti, dhe ajo është një mbështetje e heshtur nga institucionet e Republikës së Kosovës, dhe kjo për mua ka qenë një tregim skandaloz, që për arsyeje të numrave në parlament, njerëz në të kaluarën, kanë qenë të gatshëm të bëjnë gjithçka vetëm që të kenë 61 deputet në parlamentin e Kosovës. Prandaj këto janë rezultatet të punimeve të mëhershme, të cilat kanë qenë pa integritet moral, dhe pa integritet politik.” – ka thënë ai.
Ministri për Komunitet dhe Kthim deklaroi se tani është rritur edhe interesimi i serbëve në veri për t’u punësuar
“Ka një interesim të jashtëzakonshëm të qytetarëve, jeta nuk mund të pret, po vazhdon, po më vjen keq se kemi humbur vite ose dekada kemi humbur tu prit, ndonjë ‘kryemadh’ që të vendose për ne, por të vetmit që vendosim për fatin tonë jemi ne.” – ka përfunduar ai.