Nenad Orloviq dënohet me 15 muaj burgim dhe 12 mijë euro gjobë për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan - NACIONALE

Nenad Orloviq dënohet me 15 muaj burgim dhe 12 mijë euro gjobë për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 15 muaj burgim dhe 12 mijë euro gjobë të akuzuarin, Nenad Orloviq, për sulm ndaj trupave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.

Siç raporton “Betimi për Drejtësi”, për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, i akuzuari Orloviç u dënua me 15 muaj burgim”, ndërsa për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm” u dënua me 12 mijë euro gjobë.

… dënim do të ekzekutohet menjëherë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, derisa koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 23 qershor 2023 do t’i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim. Ndërsa, për veprën penale të kryer po ashtu në bashkëkryerje pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm nga neni 404 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit penal të Republikës së Kosovës ia vërteton dënimin me burgim në kohëzgjatje 6 muaj po konform nenit 44 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Me pëlqimin e të akuzuarit dënimi me burgim i zëvendësohet me dënimin me gjobë në shumë prej 12 mijë euro.” – ka thënë gjykatsja, Valbona Musliu Selimaj.

Lajme të ngjashme