Në Zveçan serbët po e vazhdojnë protestën edhe në vikend
Serbët e veriut të Kosovës protestën e tyre kundër kryetarëve rinj po e vazhdojnë edhe në vikend.
Radio Evropa e Lirë ka bërë me dije se në Zveçan edhe sot janë mbledhur një grup i qytetarëve për të vazhduar protestën e tyre.
Në protestë, sipas REL, janë duke marrë pjesë gratë, të cilat janë të punësuara në sektorin e edukimit.
Në këtë mënyrë, situata në këtë komunë është raportuar e qetë.
Këto protesta kanë filluar javën e kaluar, kur kryetaret e rinj u futen në zyrat komunale me asistencë të Policisë së Kosovës.