Në vend të objektit shëndetësor, ne kemi sadaka: Qe një gënjeshtër me bisht e Kurtit
Gazetari Berat Buzhala ka vazhduar me raportim nga terreni, kryesisht nëpër vende ku kryeministri në detyrë, Albin Kurti kishte bërë përurime, e ku shihet se asnjë nga këto punë nuk është përfunduar.
Së fundi, Buzhala ka qëndruar në Drenas, atje ku në shtator të vitit 2025 do të duhej të kishte përfunduar objekti shëndetësor.
Në dhjetor të vitit 2024, Kurti nga Drenasi kishte deklaruar:
“sot është një ditë e mirë dhe e gëzueshme poër qytetarët e Drenasit…synimi është që shërbimi dhe kujdesi mjekësor të jetë edhe sa më cilësor dhe afër qytetarëve.Më 15 nëntor sivjet është nënshkruara kontrata afër 3 milionë euro dhe do t’i përmbyll punimet deri në shtator të vitit të ardhshëm”.
Siç shihet në pamjet në një video të publikuar në Nacionale, objekti nuk ka përfunduar dhe aty mund të shihet veç një gropë e madhe.
“Qysh thojke bodrumi me ujë i mbushur, e kom qitë në kat të parë, qiky objekt, ai i vjetri atje, është dashtë me u kry në shtator të vitit të kalum. Perurimii tij është bë në prag të zgjedhjeve të shkurtit 2025, bile…”, ka thënë Buzhala.
Ai e ka publikuar edhe një deklaratë të Ramiz Lladrovcit, i cili atë kohë e kishte theksuar se vendi ndodhej në prag të zgjedhjeve.
“Pra, Ramizit kapak ja prejke menja që jemi në parafushatë e nashta qiky sen osht ka bohet për fushatë zgjedhore. Krejt çka kanë bë është, e kanë kriju një gropë të madhe me ujë”, ka thënë gazetari.
Video e plotë: