Në Serbi kërkohet referendum për Propozimin Evropian
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore, Mirosllav Alleksiq, ka thënë sot që partia e tij ka paraqitur dy iniciatia në Kuvend, e njëra prej tyre është edhe diskutimi për mbajtjen e një referendumi për Propozimin Evropian.
“Ne besojmë se qytetarët, si mbajtësit absolut e sovran të pushtetit në Serbi, duhet të pyeten në përputhje me Kushtetutën, nëse duan ta pranojnë planin (Propozimin Evropian),” – u shpreh z. Alleksiq para gazetarëve, përcjell Kosovo-Online.
Ai tha se pyetja në referendum duhej të ishte: “A e përkrahni pranimin dhe zbatimin e marrëveshjes së propozuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të ashtuquajturin plan franko-gjerman?”
Po ashtu, z. Aleksiq tha se partia e tij kërkonte zgjedhje të parakohshme dhe se të gjitha partitë duhej të deklaroheshin se kush ishte për vendosjen e sanksioneve dhe kush ishte për propozimin evropian.