Në Serbi flasin për mundësinë e një “Dejtoni të Dytë” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: "Do të mbyllen në një villë"
Po “gatuhet” një Dejton i Dytë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pretendon media e afërt me qeverinë serbe “Blic.rs”, e cila shkruan se aktualisht po konsiderohet një format i tillë i “negociatave brenda katër mureve deri të arrihet një kompromis” dhe se kësaj rradhe ky takim mund të mbahet në Romë në Italisë.
Se një gjë e tillë mund të ngjajë, gazeta serbe e citon Kryetarit e të ashtuquajturit “Komisionit për Kosovën” në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drequn, i cili thotë se pikësëpari “sjellja e Prishtinës në dialog nuk është aksidentale, por e planifikuar me disa vende perëndimore”.
“Sepse përndryshe, nuk do të thuhej vetëm jozyrtarisht në qarqe diplomatike që një propozim nga ndërmjetësit evropian është duke u përgatitur dhe për t’i mbledhur ekspertët nga pala jonë dhe e Prishtinës, që në një pikë t’i mbyllin në një villë; Roma është ofruar për ta mbajtur këtë takim, dhe aty negociohet për Asociacionin e Komunave (të banuara me shumicë) Serbe”, ka thënë Milovan Drequn.
Madje, zyrtari serb thotë se “afati kohor” për marrëveshjen është gati. “Ata do të negocionoin aty deri kur të kenë marrëveshje, dhe pastaj të organizohet një konferencë donatore, le të themi në korrik, ku disa fonde do të mbledheshin, zbatimi i të të cilës do të shtyhej deri në momentin kur marrëveshja është arritur në pajtim me propozimin evropian”, ka thënë Drequn.
Një formati i tillë i “mbylljes” në një vend si Dejtoni, edhe ish-diplomati serb Sreçko Gjukiq beson se mund të sjellë rezultate.
“Si në Dejton, negociataorët ‘mbyllen’ dhe nuk dalin kur të japin rezultate. Fal ndërmjetësve nga ShBA dhe BE, Beogradi dhe Prishtina arritën marrëveshje të madhe në Bruksel dhe Ohër. Tash është koha të realizohet ajo, dhe është goxho realiste të kthen në formulën e mirëtestuar dhe efektive të mbylljes së negociatorëve dhe të mosdaljes deri të kenë një marrëveshje”, ka thënë Sreçko Gjukiq.
“Pas një kohe, mbase një muaj, dy, ose tri ditë, rezultati do të shihte dritën e ditës. Nuk ka mbetur më asnjë zgjidhje tjetër që nuk është provuar. Konferenca e donatorëve përfaqëson një ide më të hershme, e cila duhet të mirëpritet dhe mbështetet, dhe sigurisht askush nuk është gati të jep para në një projekte që s’janë paqësore”, ka thënë Gjukiq./Nacionale/