Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dardani nuk ka Pediatër
Qendra e Mjekësisë Familjare numër pesë në Prishtinë tash e një kohë nuk ka pediatër.
Në dyert e saj, të gjithë prindërit që banojnë në Lagjen Dardania e Ulpianë të Prishtinës, nuk do të mund që fëmijët e tyre t’i dërgojnë te pediatri në këtë qendër. Kjo ngase, Pediatëraty nuk ka.

Deri para një kohe në këtë QMF ishte një pediatre, mirëpo e njëjta ka dalë në pension. E si rrjedhojë, qendra ka mbetur pa këtë profesionist shëndetësor të kësaj fushe.
Nga kjo qendër prindërit i udhëzonin që fëmijët t’i kontrollonin tek mjeku familjar, i cili nuk është specialist i fushës./Nacionale.com/