Në Qendrat Komunale të Numërimit sot fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë - NACIONALE

Në Qendrat Komunale të Numërimit sot fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Paraprakisht do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar se sot fillon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Ai ka bërë me dije se ky proces do të fillojë në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN).

Sipas tij, para fillimit të numërimit do të zhvillohet procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime.

“Sot në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) do të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë. Paraprakisht do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme