Në prestigjiozen “Le Monde” publikohet shkrim brutal ndaj Kurtit: Po acaron raportet me aleatët e Kosovës - NACIONALE

Në prestigjiozen “Le Monde” publikohet shkrim brutal ndaj Kurtit: Po acaron raportet me aleatët e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në gazetën prestigjioze franceze “Le Monde” është publikuar një shkrim mjaft i ashpër që mund të cilësohet edhe si 'brutal' për shkak të termeve të përdorura ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Çka thuhet aty?

Ky artikull titullohet “Strategjia e tensioneve e Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës” dhe është shkruar nga korrespondenti i kësaj gazete në Vjenë të Austrisë, Jean-Baptiste Chastand.

“Gati dy milionë kosovarë e dinë se janë shumë të lidhur ndaj rolit vendimtar të NATO-s në luftën e tyre kundër Serbisë më 1999 për t’i lejuar vetes që të distancohen nga aleatët e tyre perëndimorë,” – nis shkrimi në Le Monde. Për fat të keq, sipas kësaj gazete është Kurti që megjithatë i lejon vetes një distancim të tillë.

Aty qortohet edhe pala serbe për retorikën luftënxitëse, por ka shtuar se “burimi i tensioneve aktuale megjithatë fillimisht duhet kërkuar Prishtinë,”

“Që nga fillimi i vitit 2022, kryeministri aktual kosovar, nacionalisti i majtë Albin Kurti, ka intensifikuar veprimet në Mitrovicën e Veriut, edhe nëse kjo nënkupton thyerjen e status quo-së së deritanishme të favorizuar nga evropianët dhe amerikanët.” - shkruhet më tej.

Ky shkrim i jep z. Kurti një cilësor të çuditshëm: “ngurtësi legjendare” në njërin prej kapitujve të tij.

“Ish lideri studentor shqiptar i viteve të ’90-a, Kurti tashmë 47 vjeçar, është i njohur për ngurtësinë e tij legjendare.” – thuhet mes tjerash në këtë shkrim, që duket sikur përqesh kryeministrin në këtë drejtim.

Akuza kryesore në këtë shkrim është se Kurti nuk po dëgjon aleatët perëndimorë dhe se bart përgjegjësi të madhe për tensionet e krijuara.

Në fakt, tensionet aktuale pasi u shty data e zgjedhjeve (18 dhjetori) tashmë janë parë si përgjegjësi e Serbisë nga shumë diplomatë të ndryshëm ndërkombëtarë.

Lajme të ngjashme