Në natën e Vitit të Ri: 23 aksidente komunikacioni, 25 persona të lënduar më mjete piroteknike
25 persona kanë kërkuar trajtim mbrëmë në Klinikën Emergjente pranë QKUK-së, si pasojë e lëndimeve që kanë marrë nga mjetet piroteknike si dhe tre të tjerë u plagosën me plumb qorr.
Ndërsa gjatë ditës së djeshme në tëresi 271 përsona kanë kërkuar shërbime mjekësore
Dy nga 25 përsonat e lënduar më mjete piroteknike kanë vazhduar trajtimin në QKUK, ndërsa të tjerët janë liruar.
Ndërsa përsonat e plagosur me plumb qorr, dy kanë vazhduar trajtimin ndërsa një është liruar.
Në natën e ndërrimit të motmoteve, ka pasur edhe 23 aksidente ku një ka qenë më fatalitet.
“Gjatë natës së ndërrimit të motmoteve në Qendrën Emergjente kemi qenë shumë të ngarkuar për 24 orë trajtim kanë kërkuar 271 pacientë… Prej tyre kemi pas diku 23 ndeshje komunikacioni, për fat të keq një ka qenë me fatalitet…lëndimet me mjete piroteknike që kemi pas 25 raste vetëm gjatë natës së vitit të ri, dy prej tyre kanë qenë në gjendje më të rëndë që janë pranuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, të tjerët janë trajtuar në Qendrën Emergjente dhe janë kthyer për vazhdim tretmani në shtëpi. Pastaj, kemi pasur 3 persona të plagosur me plumba qorr, 2 prej tyre janë pranuar në Klinikën e Ortopedisë, kurse njëri pas tretmanit është liruar në shtëpi të vazhdojë trajtimin e mëtutjeshëm…”, ka thënë Drejtori i Klinikës Emergjente pranë QKUK-së, Naser Syla, transmeton Indeksonline
Syla theksoi se edhe sot nga ora 08:00 deri në mesdite kanë qenë edhe 3 raste, të lendimit më mjete piroteknike.
“Sot prej orës 08:00 deri në mesditë kanë qenë 3 raste po ashtu me mjete piroteknike, është shumë me rëndësi që nuk janë fëmijë por janë të rritur, çka do të thotë nuk na tregon se vetëm fëmijët i përdorin këto por edhe të rritur”, tha ai.