Në mungesë të kuorumit, shtyhet mbledhja e Komisionit ku do të trajtohet ligji i pagave
Mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere që është paralajmëruar të mbahet sot, ku do të trajtohej Ligji për Paga është shtyer në mungesë të kuorumit.
Kryetari i Komisionit, Armend Muja, ka thënë se nuk ka kuorum të mbahet mbledhja, pasi siç thotë ai disa deputet kanë pasur udhëtime e që priten të kthehen sot pasdite.
“Ne jemi informuar që me vendim të Kryesisë një grup deputetësh anëtarë të këtij Komisioni në kuadër të Grupit të Miqësisë Kosovë-Turqi kanë pasur udhëtim, ata do të kthehen sot pasdite. Edhe dy deputet të tjerë na kanë njoftuar që janë në një udhëtim tjetër, ata të gjithë janë anëtarë të këtij Komisioni. Rrjedhimisht në këtë fazë, ne mund të konstatojmë që për sot nuk kemi kuorum për të mbajtur mbledhje”, ka thënë Muja.
