Në Llap fillon një etapë e re për LDK-në, pa Agim Veliun
Pas dy-tri dekadave në udhëheqje, Agim Veliu më s’do t’i ketë duart mbi timonin e LDK-së në Podujevë. Kjo pasi nga sot, Ekrem Hyseni, është kryetar i LDK-së në Podujevë, një nga qendrat që historikisht ka qenë përkrahëse e LDK-së.
Siç njoftohet, Hyseni është zgjedhur kryetar i kësaj dege pas një fitoreje spektakolare. Delegatët e Kuvendit zgjedhor të kësaj dege, me 90 vota pro kanë zgjedhur sot pasdite Hysenin si kryetar të LDK-së në Podujevë.
Kujtojmë që LDK ka disa javë që ka nisur procesin e brendshëm të zgjedhjeve.