Në Lagjen e Boshnjakëve shfaqen postera për mos blerjen e produkteve serbe
Disa postera për mos blerjen e produkteve serbe janë shfaqur në mëngjesin e sotëm në Lagjen e Boshnjakëve.
Këto postera për bojkot të produkteve serbe janë shfaqur më saktësishtë në një vendbanim multietnik në veri të Mitrovicës, shkruan Kurir, përcjell Gazeta Nacionale.
Në shumë shtëpi serbe, dyshohet disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, i kanë ngjitur këto poster. Ndërsa, ditë më parë Gazeta Nacionale ka raportuar fushatën e LVV'së kundër bojkotit të këtyre mallrave.

“Bojkotoni produktet serbe”, thuhet në mesazhin e posterave.
Posterët ishin vendosur në pamje të plotë të Policisë së Kosovës dhe padyshim që nuk kishte asnjë qëllim të autorëve të flamujve.

Kosova më së shumti merr mallra nga Serbia
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, për 11 muaj, nga janari deri në nëntor, në Kosovë, vlera e eksporteve me vendet e CEFTA-s ka arritur në 303,899,000 euro, ndërsa vlera e mallrave të importuara në 907,926,000 euro.
Sipas Agjencisë, gjatë këtyre 11 muajve, Kosova ka paguar 341.637.000 euro për mallrat nga Serbia, ndërsa mallrat nga Kosova janë importuar në Serbi në vlerë prej rreth 59.030.000 euro.
Më së shumti mallra janë marrë në muajin gusht për 39,115,000 euro.

Në vendin e dytë renditet Maqedonia e Veriut, nga e cila janë importuar mallra në vlerë prej rreth 256.366.000 euro, ndërsa janë eksportuar mallra në vlerë prej 107.098.000 euro.
Shqipëria është në vendin e tretë për nga importi. Nga janari deri në nëntor janë importuar mallra në vlerë prej 227.259.000 euro, ndërsa janë eksportuar 92.280.000 euro.
Kosova ka importuar mallra në vlerë prej 61,382,000 euro nga Bosnja dhe Hercegovina, ndërsa ka eksportuar mallra në vlerë prej 10,573,000 euro.
Mali i Zi këtë vit ishte një nga vendet e fundit për Kosovën në aspektin e bashkëpunimit tregtar. Për 11 muaj janë eksportuar mallra në vlerë prej 34.910.000 euro, ndërsa janë importuar mallra në vlerë prej 20.840.000 euro./Nacionale/