Në Kuvend kërkohet që të diskutohet për raportin e DASh-it, VV-ja voton “KUNDËR”
Partia Demokratike e Kosovës në seancën e Kuvendit të Kosovës ka propozuar që të diskutohet për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Megjithatë, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka votuar kundër kësaj.
Dy partitë opozitare ndërkaq, LDK e AAK e përkrahën këtë.
Megjithatë, më 40 vota kundër, nuk ka kaluar kërkesa e PDK-së që pika për diskutimin e raporit të hyjë në rendin e ditës.
“Me 26 vota për, 40 kundër, 1 abstenim nuk do të hyjë në rend të ditës.” – tha nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.