Në Holandë ratifikohet rezoluta për pezullimin e liberalizimit të vizave për Serbinë
Dhoma e Përfaqësuesve në Holandë ka miratuar Rezolutën që i bën thirrje qeverisë së saj të avokojë në Bruksel për pezullimin e përkohshëm të liberalizimit të vizave për Republikën e Serbisë.
Propozimi është dorëzuar për shkak se siç theksojnë propozuesit, Serbia nuk është në harmoni në politikën e vizave dhe politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.
Sipas disa mediave, propozimi ka pasur mbështetje edhe të përfaqësuesve të Qeverisë por edhe të Opozitës.
Kërkesa në fjalë ishte paraqitur nga përfaqësuesit e dy partive më të mëdha në koalicionin qeveritar, Jeroen van Wijngaarden i Partisë Popullore për Liri e Demokraci dhe nga Sjoerd Sjoerdsma nga Demokratët 66.
Propozimi ishte inicuar nga një përfaqësues i opozitës, shkruan Jutarnji, përcjell Nacionalja.
“Dhoma e deputetëve mbështeti propozimin tonë për një qasje më të rreptë ndaj Serbisë nëse presidenti Vuçiq nuk mbështet sanksionet kundër Rusisë. Ndërprerja e procesit të pranimit të Serbisë në BE mund të jetë një opsion. Ne nuk do të hezitojmë që ta përdorim,” – tha z. Van Wijngaarden në një postim në Twitter.
De 2e Kamer steunt onze motie voor een strengere aanpak van Servië als president Vucic zich niet schaart achter de sancties tegen Rusland
— Jeroen van Wijngaarden (@vanwijngaardenj) December 8, 2022
Staken van het EU-toetredingsproces van Servië kan een optie worden. We zullen niet aarzelen die in te zetten. https://t.co/U3tYUA5UzR
Serbia edhe më herët ka marrë kritika të shumta për vendimin e saj që të mos i vendoste sanksione Rusisë për invazionin në Ukrainë.
Në ndërkohë, në një votim të fundit në Asamblenë e OKB-së, Serbia nuk kishte votuar as për dëmshpërblimet që Rusia duhej t'i paguante Ukrainës për luftën - duke përmendur mes arsyesh edhe Albin Kurtin, dhe kërkesën e tij për dëmshpërblime ndaj Serbisë në luftën e fundit në Kosovë.

