“Në fund e shohim kush kë do ta arrestojë” – Vuçiq i përgjigjet Sveçlës - NACIONALE

“Në fund e shohim kush kë do ta arrestojë” – Vuçiq i përgjigjet Sveçlës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas paralajmërimeve nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, se do ta arrestojnë presidentin serb nëse futet pa leje në Kosovës.

“Në fund do të shohim kush kë do ta arrestojë”, tha Vuçiq nga Nju Jorku.

“Është një mëkat i tmerrshëm kur dikush dëshiron të shkojë në shenjtëroren e tij, në liturgji dhe të flasë me njerëzit e tij. Kjo është arsyeja e vërtetë e arrestimit dhe flet për natyrën e tyre demokratike dhe për ata që i mbështesin. Por mirë, në fund do të shohim kush kë do ta arrestojë. …populli ynë thotë – kush qesh i fundit, qesh më mirë”, tha presidenti serb.

Vuçiq nga Brukseli kishte paralajmëruar se do ta vizitojë Graçanicën. Por, Sveçla ka thënë se nëse Vuçiq futet pa leje, ai do të arrestohet.

Lajme të ngjashme