“Në emerë të popllit shçiptar”: Nis protesta e thirrur nga Ramabaja ndaj Asociacionit - NACIONALE

“Në emerë të popllit shçiptar”: Nis protesta e thirrur nga Ramabaja ndaj Asociacionit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një numër relativisht i vogël njerëzish duket se po marrin pjesë në protestën e thirrur nga Sadri Ramabaja në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë kundër Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe.

“Në emerë të popllit shçiptar kundër Asosacionit me shumic serbe.” – thotë një parullë e një qytetari me një mal gabimesh drejtshkrimore.

Për fat të keq, deri në këto momente Ramabaja nuk është dukur në protestën e thirrur nga ai.

Ramabaja është prej aktivistëve më të zëshëm të Vetëvendosjes kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kujtojmë se në këto momente po ndodh takimi në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë ku është paralajmëruar diskutimi i modaliteteve të Asociacionit.

Lajme të ngjashme