Në dy raste të ndara sekuestrohen dy armë zjarri dhe substanca narkotike
Policia e Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se në dy raste të ndara ka sekuestruar dy armë zjarri dhe substanca narkotike.
‘’Nga zyrtarët policor Qendra , në rrugën "Shpëtim Robaj", në Prishtinë, është shoqëruar në stacion policor një person, pasi gjatë një kontolli rutinë, i janë gjetur një armë zjarri (Zoraki) dhe një sasi e substancës narkotike. ‘’- thuhet në njoftim.
Ndërsa në rastin e dytë në Obiliq, është sekuestruar një armë gjuetie.
‘’Rasti i dytë i sekuestrimit të një arme gjuetie, është realizuar nga njësitet policore të Obiliqit, në rrugën "Çlirimi", në Mazgit.’’- thuhet tutje në njoftim.
PK-ja, ka njoftuar se dy të dyshuarit është hapur rast për armbajtje pa leje.
‘’A. G, mashkull, 19 vjeç, është hapur rast për veprat Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim te armës si dhe për posedim të paautorizuar të substancave psikotrope, apo analoge. A.A , mashkul, 52 vjeç, dhe ndaj tij është hapur rast për armëmbajtje pa leje.’’