“Në anën e majtë të gjoksit është larguar predha” – Mjeku jep detaje për gjendjen e policit të plagosur
Polici i plagosur në veri është jashtë rrezikut për jetë.
Ai ka plagë në anën e majtë të gjoksit, nga ku i është larguar predha, e fatmirësisht nuk janë prekur organet vitale.
“Në orët e para të mëngjesit ka arrit kemi arrit ta kryejmë një intervenim ndaj tij dhe e kemi larguar një predhë (dyshohet të jetë plumb) nga ana e majtë e gjoksit. Fatmirësisht, nuk i ka prekur organet vitale të policit. Gjendja e tij shëndetësore është mirë dhe po vazhdon trajtimin në Klinikën tonë. Në anën e majtë të gjoksit është larguar predha, nuk i ka prekur organet vitale”, ka thënë Nazmi Kolgeci, drejtor i Kirurgjisë Torakale për Nacionalen.