Ndryshimi i projektligjit të buxhetit për 2023 sot Komisionin për Buxhet
Sot Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të mbajë mbledhje.
Aty bëhet shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.
Kujtojmë se ditë më parë është miratuar nga qeveria e Kosovës dhe me ndryshimet e miratuara, u përcaktua vlera e monetare e koeficientit për pagat në sektorin publik, i cili për vitin 2023 do të jetë 105 euro.
Po ashtu në këtë mbledhje do të bëhet edhe shqyrtimi i Raportit me Amendamente i komisionit funksional për Projektligjin për Pyjet dhe shqyrtimi i listës së kandidatëve për plotësimin e një (1) pozite për anëtarë joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.