Ndryshe prej herave të tjera, Kurti voton vetëm e jo i shoqëruar nga bashkëshortja: Sot vendosin ata që votojnë - NACIONALE

Ndryshe prej herave të tjera, Kurti voton vetëm e jo i shoqëruar nga bashkëshortja: Sot vendosin ata që votojnë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar pas ushtrimit të së drejtës së votës se pjesëmarrja e lartë e qytetarëve në zgjedhje ndikon drejtpërdrejt në forcimin e legjitimitetit të institucioneve dhe stabilitetin e tyre.

Kurti theksoi se “sa më e lartë të jetë dalja e qytetarëve në zgjedhje, aq më i madh është legjitimiteti i institucioneve dhe stabiliteti i tyre”.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

“Sot vendosin ata që votojnë, prandaj u bëj thirrje që ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike, ta përdorin mundësinë qytetare, të përcaktohen për përbërjen e ardhshme të Kuvendit në legjislaturën e 11-të,” u shpreh Kurti.

Kurti u pa vetëm, e jo i shoqëruar nga bashkëshotja siç ka ndodhur zakonisht.

Lajme të ngjashme