Ndihmëssekretari i NATO-s: Urgjent të ndërmerren hapa konkretë për shtensionim
Ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s për operacione, Thomas Goffus, ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet e situatës aktuale. Ai ka kërkuar nga palët të respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura me NATO-n.
Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Goffus u takua me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, duke shprehur qëllimin e NATO-s për të siguruar paqe dhe stabilitet.
Ai ndërsa shprehu shqetësimin e tij për mungesën e përparimit në deeskalimin e situatës midis Prishtinës dhe Beogradit, theksoi se kjo situatë po vë në rrezik jetën e qytetarëve.
““Jam këtu për të konfirmuar qëllimin e NATO-s për paqe e stabilitet. Nuk kemi parë përparim nga Prishtina e Beogradi për deeskalim dhe kjo ka vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Nga ngjarjet e fundit, kemi pasur numrin me të madh të ushtarëve të lënduar të KFOR-it që nga viti 1999. Kjo është e papranueshme. Është çështje urgjente për Prishtinën dhe Beogradin të ndërmarrin hapa konkretë për shtensionim, të dialogojnë dhe t'i respektojnë marrëveshjet”, tha Goffus. Të gjitha marrëveshjet me NATOn duhet dhe do të respektohen””, thuhet në njoftim, raporton KOHA.