Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me flamurin e Turqisë - NACIONALE

Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me flamurin e Turqisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Për nder të tragjedisë nga tërmeti shkatërrues në Turqi, Qeveria e Kosovës ka ndriçuar objektin e saj me flamurin turk.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një postim në llogarinë e tij në Twitter, ku shihet ndërtesa e Qeverisë së Kosovës e ndriçuar me flamurin e shtetit të Turqisë.

“Në këtë ditë zie kombëtare, ne ndriçuam ndërtesën e qeverisë sonë me dritën kuq e bardhë për nder të viktimave të tërmetit shkatërrues të kësaj jave dhe në solidaritet me familjet dhe miqtë e tyre. Lutemi për shëndetin e të plagosurve dhe qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit të Turqisë”, ka shkruar Kurti.

Kujtojmë se deri më tani, numri i viktimave në Turqi ka shkuar në rreth 11 mijë e 700.

Lajme të ngjashme