Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Enver Geci
Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Enver Geci, ka ndërruar jetë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë me dije vëllai i tij, Musa Geci.
Ai ka treguar se varrimi i Gecit do të bëhet sot (e mërkurë) në orën 17:00 në fshatin Llaushë të Skenderajt, konkretisht në varrezat e lagjes Babaj.

Enver Geci ka qenë njëri prej ushtarëve të parë dhe më të shquar të UÇK-së në Drenicë.