Ndeja anti-Kurti dhe mbledhja e dy qeverive me moton “të përbashkuar”
Qëndrimet e ndryshme të dy kryeministrave, atij të Shqipërisë, Edi Rama dhe të Kosovës, Albin Kurti, për njër-tjetrin dhe për nisma rajonale, si Ballkani Hapur, e edhe çështje të tjera, janë veç disa nga dallimet, që në esencë shpërfaqin raportin ndër-personal mes tyre duke ndikuar edhe në raportet shtetrore.
Tash në krejt këtë, Rama me kabinetin e tij do mbajnë mbledhjen e përbashkët, të tetën me radhë me qeverinë e Kosovës.
Rama erdhi të dielën në Kosovë. Ai vizitoi disa kompani kosovare, teksa rrugëtimin ditor e përmbyllën në mbrëmje me qëndrimin në familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë.
Në fund, Edi Rama mori pjesë në darkën anti-Albin, që sipas raportimeve ishte inicuar nga Baton Haxhiu.
Mes njerëzve të ftuar në këtë ndejë ishin drejtues mediesh si Arben Ahmeti, Ilir Mirena, Astrit Gashi, Valon Syla, Kushtrim Sadiku, e Leonard Kërquki ndër tjerë.
Në këtë ndejë ishte edhe një gazetar i ri i panjohur për publikun e që punon për një medium të drejtuar nga Baton Haxhiu me emrin Lirim Mehmetaj.
Po ashtu për këtë ndejë reaguan disa nga pjesëmarrësit dhe disktuimet e tyre pritet të shihen ditëve në vazhdim.
“Të përbashkuar”
Me moton “Të përbashkuar”, sot më 20 qershor 2022, do të mbahet mledhja e radhës mes dy qeverive shqiptare.
Në këtë mbledhje, dy qeveritë pritet të nënshkruajnë marrëveshje në fushën e arsimit, drejtësisë, bujqësisë, infrastrukturës, turizmit dhe sigurisë publike.
Prishtina do të jetë nikoqire, me agjendën tashmë të mësuar edhe nga Nacionale, agjendë të cilën mund ta gjeni mëposhtë.
11.15 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive Kosovë - Shqipëri
Fjalë e z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Fjalë e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim
12.20 – Prezantimi nga z. Eric SMIT, Drejtor i “Royal Haskoning DHV”
Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës - Prishtinë, dhe Porti i thatë në Kosovë.
12.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
12.45 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave
Ndërkohë, këto mbledhje kritikohen pasi marrëveshjet që nënshkruhen aty, marrin shumë kohë që të praktikohen e të prekën nga ana e qytetarëve.
Kujtojmë gjithashtu se mbledhja paraprake mes dy qeverive aktuale u mbajt më 26 nëntor në Elbasan, ku u nënshkruan disa marrëveshje, e të cilat i keni të listuara më poshtë.
Marrëveshjet e përbashkëta të nënshkruara:
- Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për krijimin e Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar.
Nënshkruesit: Edi Rama dhe Albin Kurti
- Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje/daljes së mallrave.
Nënshkruesit: Edi Rama dhe Albin Kurti
- Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e leje qëndrimit të përkohshme.
Nënshkruesit: Bledar Cuci dhe Xhelal Sveçla
- Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit.
Nënshkruesit: Bledar Cuci dhe Xhelal Sveçla
- Marrëveshje ndryshuese e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) –Krushevë (Dragash) midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
Nënshkruesit: Bledar Cuci dhe Xhelal Sveçla
- Marrëveshje për sigurime shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
Nënshkruesit: Delina Ibrahimaj dhe Hekuran Murati
- Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës për ndërtimin e lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë.
Nënshkruesit: Belinda Balluku dhe Liburn Aliu
- Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës në fushën e njohjes dhe njësimit reciprok të diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore të lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucione të tjera të autorizuara.
Nënshkruesit: Evis Kushi dhe Arbërie Nagavci
- Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare.
Nënshkruesit: Ulsi Manja dhe Albulena Haxhiu
- Kalendari i përbashkët Kulturor Vjetor Shqipëri-Kosovë, për vitin 2021-2022.
Nënshkruesit: Elva Margariti dhe Hajrulla Çeku
- Marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës në fushën e trashëgimisë kulturore dhe muzeve.
Nënshkruesit: Elva Margariti dhe Hajrulla Çeku
- Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës.
Nënshkruesit: Frida Krifca dhe Faton Peci
- Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës.
Nënshkruesit: Ogerta Manastirliu dhe Hekuran Murati