Ndalohet shitja e një vaji ushqimor të prodhuar në Serbi, nuk i plotësonte kriteret - NACIONALE

Ndalohet shitja e një vaji ushqimor të prodhuar në Serbi, nuk i plotësonte kriteret

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka njoftuar se ka ndaluar shitjen e një vaji ushqimor që prodhohej në Serbi, pasi nuk i plotësonte kriteret mesatare të sasisë.

Siç thuhet në njoftimin e tyre në Facebook, raporti i verifikimit nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, më saktësisht laboratori i parapaketimeve ka konstatuar se një vaj ushqimor, i prodhuar në Serbi, nuk e plotëson kriterin e mesatares për sasi.

Si rrjedhojë Inspektorati i Tregut, si në çdo rast tjetër ka ndërmarrë masa në përputhje me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës, respektivisht operatorit ekonomik, importues i këtij vaji , i është ndaluar shitja e këtij produkti dhe tërheqja nga tregu në afat prej 15 ditësh”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje, theksohet se Inspektorati i Tregut të Kosovës, në vazhdimësi kryen verifikime dhe inspektime në terren me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit.

“Me këtë rast ftojmë qytetarët-konsumatorë që të jenë të vëmendshëm gjatë blerjeve, dhe për çdo shkelje të të drejtave të konsumatorit, të vazhdojnë të adresojnë ankesat/njoftimet në Inspektoratin e Tregut, përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministri të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, thuhet tutje në postim.

Lajme të ngjashme