NATO i reagon Qeverisë për operacionin në veri: Zhgënjyese, jeni zotuar se s'do të ndërmerrni veprime të pakoordinuara
NATO ka shprehur zhgënjim të madh për mungesën e koordinimit të Qeverisë së Kosovës me forcën paqeruajtëse, KFOR-in
Në një reagim ndaj veprimeve të fundit të Qeverisë për mbylljen e një sërë institucione paralele serbe nën argumentin se ato cenonin kushtetutshmërinë dhe ligjet e Kosovës, zëdhënësja e NATO-s Farah Dakhlallah theksoi shqetësimet e aleancës, duke shkruar se qeveria e Kosovës e kishte siguruar më parë NATO-n se çdo veprim në veri do të koordinohej me KFOR-in.
“Shumë zhgënjyese aksionet e djeshme në veri të Kosovës të cilat nuk ishin të koordinuara me@NATO_KFOR pavarësisht zotimeve të përsëritura për ta bërë këtë. KFOR-i është plotësisht i përgatitur për të mbështetur mandatin e tij të OKB-së Rezoluta 1244 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Duhet de-përshkallëzimi dhe angazhimi i plotë në Dialogun e BE-së”, tha ajo.
Very disappointed at yesterday's actions in northern Kosovo which were not coordinated w/@NATO_KFOR despite repeated pledges to do so. KFOR is fully prepared to uphold its UN mandate UNSCR 1244 for all communities in Kosovo. Need de-escalation & full engagement in the EU Dialogue
— NATO Spokesperson Farah Dakhlallah (@NATOpress) August 31, 2024
Lista Serbe kërkon nga ndërkombëtarët "ndaljen" e Kurtit
Në takimet e zhvilluara me ambasadorët e vendeve të QUINT’it, zëvendëskomandantin e KFOR’it general Federico Bernacca, si dhe me shefen e UNMIK’ut, Caroline Ziade, Lista Serbe ka njoftuar se ka theksuar nevojën për ndërhyrje urgjente nga komuniteti ndërkombëtarë.
Kjo parti ka shprehur "shqetësim të thellë për veprimet e njëanshme", të cilat ata i cilësojnë si gjithnjë e më agresive të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Sipas tyre, veprimet e Kurtit po e detyrojnë popullatën serbe të largohet nga Kosova.
"Përfaqësuesit e Listës Serbe theksuan nevojën për veprim urgjent të përfaqësuesve ndërkombëtarë, kthimin në gjendjen e mëparshme dhe parandalimin e lëvizjeve të reja të njëanshme të drejtuara nga Albin Kurti që po dëbojnë serbët nga Kosova", thuhet në njoftimin e Listës Serbe.
Lista Serbe bëri të ditur se delegacioni i tyre ka bërë thirrje për një prani të përforcuar të KFOR-it në veri të Kosovës për të garantuar sigurinë dhe sigurinë e komunitetit serb, për të cilin ata pretendojnë sese po margjinalizohet dhe kërcënohet nga Qeveria aktuale.
"Ne kërkuam një prani më të madhe të forcave të KFOR-it në veri të Kosovës dhe mbrojtjen e popullatës serbe që është nën ndikimin e regjimit në Prishtinë dhe angazhimin e të gjithëve për ruajtjen e paqes në këto zona", thuhet ndër të tjera në njoftim.
Tjetër qortim i ashpër ndërkombëtar
Reagimi i aleatëve perëndimorë, veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka marrë vëmendjen e agjencive e mediave të ndryshme të huaja, të cilat të shtunën kanë raportuar në lidhje me zhvillimet pas aksionit të Policisë së Kosovës në katër komunat veriore.
Në një deklaratë të gjatë, Ambasada Amerikane mbrëmjen e së premtes është shprehur e shqetësuar dhe e zhgënjyer me veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri.
“Qeveria e SHBA-së përsërit shqetësimin dhe zhgënjimin e saj me veprimet e vazhdueshme të pakoordinuara të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës që vazhdojnë të kenë një efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj pjesëtarëve të komunitetit etnik serb dhe komuniteteve të tjera pakicë në Kosovë”.
ShBA ka përsëritur se bashkë me partnerët ndërkombëtarë në vazhdimësi i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që ta ketë prioritet koordinimin me komunitetin ndërkombëtarë dhe të mos ndërmarrë veprime të njëanshme.
“Dështimi i Qeverisë së Kosovës që t’u përgjigjet këtyre kërkesave, reflekton një përkeqësim real dhe në rritje në partneritetin tonë. Ashtu siç kemi theksuar më parë, veprimet e njëanshme të Qeverisë së Kosovës vendosin qytetarët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it në një rrezik më të madh, eskalojnë panevojshëm tensionet rajonale, dhe minojnë reputacionin e Kosovës si një partner i besueshëm ndërkombëtarë.” – shkruan mes tjerash, transmeton Nacionale.